Prishtinë, 29 tetor 2026
Radar Report mëson se 11 zyrtarë policorë dhe një toger pritet të shkarkohen pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Sipas informacioneve të Radar Report, masat e pritshme lidhen me përgjegjësitë dhe trajtimin institucional të rastit, i cili ka ngritur pikëpyetje për reagimin e mekanizmave përgjegjës dhe trajtimin e ankesave të mëparshme të viktimës.
Rasti pritet të sjellë përgjegjësi për zyrtarët ndaj të cilëve mund të konstatohet neglizhencë në ushtrimin e detyrës.
Radar Report do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë rast dhe të raportojë për vendimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.
Shënim: Shkarkimet paraqiten si të pritshme dhe jo si vendime të konfirmuara zyrtarisht.





Recent Comments