Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomeSiguriKomandanti i forcave të NATO-s në Evropë viziton Kosovën, pritet nga e...

Komandanti i forcave të NATO-s në Evropë viziton Kosovën, pritet nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur sot komandantin e Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus Grynkewich.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada amerikane në Kosovë përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas ambasadës, vizita e gjeneralit Grynkewich dëshmon vlerësimin e SHBA-së për misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Advertisement

Në njoftim nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me agjendën e vizitës së tij.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments