Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku dy persona, një 27-vjeçar dhe një foshnjë, janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informacionin për rastin e ka pranuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, pas raportimeve për dy trupa të pajetë në një shtëpi në këtë fshat.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar babai i viktimës, 65-vjeçar, i cili, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmerren të gjitha veprimet operative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.





Recent Comments