Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë Elektroplus në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut, e cila merret me prodhimin e transformatorëve elektrikë dhe është kompania e parë në Kosovë që prodhon këtë lloj produkti.
Gjatë vizitës, Rafuna e përgëzoi kompaninë për rezultatet e arritura dhe standardet e larta të prodhimit, duke vlerësuar rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e industrisë vendore.
Ai theksoi se kompani të tilla janë ambasadore të mira të Kosovës, pasi përmes produkteve cilësore dhe prodhimit vendor promovojnë potencialin ekonomik të vendit dhe kontribuojnë në një nivel më të avancuar të zhvillimit ekonomik.
Kryetari Rafuna i uroi mirëseardhje Elektroplus-it si anëtarit më të ri të Odës Ekonomike të Kosovës dhe anëtarit të parë të OEK-ut nga Mitrovica e Veriut.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe përfaqësimin e bizneseve vendore, duke krijuar mundësi për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.







Recent Comments