Thursday, November 12, 2026
spot_img
HomeLajmeAbrashi: LVV do ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes për ta...

Abrashi: LVV do ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes për ta përmbyllur mbështetjen lidhur me Ligjin për Specialen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se angazhimi për strategjinë shtetërore për apelimin e dënimit në shkallë të parë për ish-krerët e UÇK-së është “forma e vetme që mund të sjell rezultate”.

Kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rrëzimin e vetos së Presidentes Justina Shiroka Pula – e cila e ktheu në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar – Abrashi tha në Komisionin parlamentar për Legjislacion se do ta mbështesin.

“Ne e kemi përkrahur këtë iniciativë, pikë së pari, për shkak të konsistencës së vazhdueshme që e kemi pasë në kundërshtimin e projektit të Gjykatës Speciale, ta kemi parasysh. Kjo është arsyeja kryesore. Edhe kjo përkrahje tash është dëshmi e kësaj konsistence”, tha ai.

Advertisement

“E dyta, jemi kushtëzu me votim për Presidenten e Republikës së Kosovës – dhe kjo është arsyeja e dytë. Dhe se do të vazhdojmë ta përkrahim edhe rrëzimin e vetos së Presidentit për ta përmbyllur këtë mbështetje”, shtoi Abrashi.

Deputeti tha se “fazat e reja të cilat mund të iniciohen për këtë ligj, janë tema të reja”.

“Por se si deputet, të them të drejtën, nuk ndjej obligim për të vepruar sipas skenarit opozitar”, tha ai.

Kryetari i Komisinit, deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, tha se do ta njoftojë seancën për trajtimin që ky komision ia bëri ligjit.

“O me 61 vota përmbyset e ashtuquajtura veto… ose nëse nuk sigurohet shumica prej 61 votash konsiderohet që nuk ka ligj fare”, tha ai.

Qorrolli tha se Komisioni “nuk është organi që vendos përfundimisht për fatin e këtij ligji”.

“Ne e shqyrtojmë çështjen dhe ia përcjellim seancës plenare, e cila e ushtron kompetencën e saj sipas Kushtetutës”, tha ai.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments