ivitetet e kërkimit në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor. Megjithatë, gjatë ditës së parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite.
Pas vazhdimit të kërkimeve dhe gërmimeve vlerësuese më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.
Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë, përkatësisht Departamentit për Krime Lufte.

Komisioni ka bërë të ditur se trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me Drejtorinë e Republikës së Kroacisë për Personat e Zhdukur gjatë Luftës Atdhetare, si dhe bashkëpunimin me familjet e personave të zhdukur, asociacionet familjare dhe qytetarët që kanë ofruar informacione të rëndësishme.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë.






Recent Comments