Friday, November 13, 2026
spot_img
HomeLajmeKFOR shpreh ngushëllime për vdekjen e katër ushtarakëve turq në aksidentin me...

KFOR shpreh ngushëllime për vdekjen e katër ushtarakëve turq në aksidentin me helikopter në Malatya

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, KFOR, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas rrëzimit tragjik të një helikopteri në Malatya të Turqisë, ku humbën jetën katër pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke.

Në një reagim zyrtar, KFOR-i ka shprehur solidaritetin me Turqinë, duke ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave, si dhe Forcat e Armatosura Turke.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën, si dhe për Forcat e Armatosura Turke në këtë kohë pikëllimi të thellë”, thuhet në deklaratën e komandantit të KFOR-it, në emër të të gjithë pjesëtarëve të misionit.

Advertisement

KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, të cilën e cilëson si një aleate të çmuar të NATO-s dhe një vend kontribuues në misionin në Kosovë.

Në fund, misioni ka shprehur edhe një herë ngushëllimet dhe keqardhjen e tij për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments