Një rast i rëndë i vrasjes është raportuar në rajonin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Sipas Nikçit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe kryeprokurorja bashkë me prokuroren e Krimeve të Rënda.
Ndërkaq, Radar Report mëson se dyshohet që kunati ka vrarë kunatën me sëpatë. Ky informacion pritet të konfirmohet edhe nga organet e rendit.
Detaje të tjera lidhur me rastin pritet të bëhen të ditura pas zhvillimit të hetimeve dhe konfirmimit zyrtar nga autoritetet përkatëse.





Recent Comments