Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriVritet një grua në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se kunati e goditi...

Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se kunati e goditi me sëpatë në kokë

Radar Report mëson nga burime se viktima dyshohet se është goditur me sëpatë në kokë. I dyshuari për vrasjen, sipas Policisë, është kunati i saj dhe ndodhet në arrati.

Një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, në rrethana që po hetohen nga organet e rendit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në këtë fshat.

Advertisement

Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar. Po ashtu, ishte intervistuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj.

Megjithatë, rreth orës 21:10, Policia ishte njoftuar se e njëjta grua ishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas Policisë, të dhënat fillestare ngritin dyshime se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

Radar Report mëson nga burime se gruaja dyshohet se është goditur me sëpatë në kokë. Ky informacion pritet të konfirmohet nga autoritetet kompetente.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar për rastin e dytë, që dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Autoritetet po ndërmarrin veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e vrasjes dhe për të lokalizuar e arrestuar të dyshuarin.

Rasti mbetet nën hetime.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments