Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriLAJMI I FUNDIT/Pushkë, 153 fishekë dhe sëpatë, çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë...

LAJMI I FUNDIT/Pushkë, 153 fishekë dhe sëpatë, çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kontrolli është kryer më 25 tetor 2026, në kuadër të rastit të evidentuar si “Vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Advertisement

Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, disa minuta pasi ishte kthyer nga stacioni i policisë.

Dy ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.

Të hënën, Policia e Kosovës e shpalli në kërkim të njëjtin, derisa ende nuk ka informacione nëse Albert Sylaj është lokalizuar nga autoritetet.

Arlinda do të varroset sot në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës. Ndërkaq pas vrasjes së Arlinda Zekajt, të mërkurën është thirrur protestë kombëtare.

Policia e Kosovës ka shpallur dje në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shpallja e tij në kërkim është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

I dyshuari Albert (Sylejman) Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tij që të njoftojnë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments