Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeUncategorizedAGK-ja shqetësohet për largimin e shtatë gazetarëve nga Klan Kosova

AGK-ja shqetësohet për largimin e shtatë gazetarëve nga Klan Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të shtatë gazetarëve të portalit klankosova.tv, duke e cilësuar rastin si dëshmi të ambientit të vështirë të punës në shumë redaksi në Kosovë.

Gazetarët Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi janë larguar nga puna pas mosmarrëveshjeve lidhur me kushtet e punës, sipas deklaratës publike të AGK-së dhe komunikimit të gazetarëve me këtë asociacion.

Sipas AGK-së, arsyeja e largimit lidhet me kërkesën e drejtuesve të portalit për angazhim shtesë të gazetarëve, pa kompensim adekuat, gjatë kohës së zhvillimit të një spektakli televiziv.

Advertisement

Asociacioni ka shprehur keqardhje që gazetarët, të cilët kanë përvojë disa vjeçare në mediat e Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit që AGK-ja e cilëson të padinjitetshëm.

Në reagimin e saj, AGK-ja u ka bërë thirrje Klan Kosovës dhe mediave të tjera në vend që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës, si dhe të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë.

AGK-ja ka bërë të ditur se qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët e larguar, duke u ofruar mbështetje, përfshirë edhe ndihmë ligjore.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments