Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriPolicia sekuestron pesë armë dhe municion në Zubin Potok, aksioni pas raportimit...

Policia sekuestron pesë armë dhe municion në Zubin Potok, aksioni pas raportimit të qytetarëve

Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë të llojeve të ndryshme, 33 fishekë dhe pajisje të tjera në një stallë në fshatin Kleçkë të Zubin Potokut. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Aksioni policor është zhvilluar më 31 tetor, pas informatave të pranuara nga qytetarët për praninë e mundshme të armëve ilegale.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, gjatë kontrollit të objektit janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike gjuetie, një armë automatike, një pushkë gjuetie me dy tyta, si dhe një kornizë e zbrazët e pistoletës TT.

Advertisement

Përveç armëve, policia ka sekuestruar edhe 33 fishekë për armë të gjata, një këllëf me optikë për armë të gjata dhe dy korniza të zbrazëta për armë të gjata.

Lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë person.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë raportuar te prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin emergjent 192.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments