Tuesday, November 3, 2026
spot_img
HomePolitikëKurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës: Adem Ademi,...

Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës: Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Përmes një reagimi, Kurti bëri të ditur se identifikimi është realizuar pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, pas zhvarrosjeve në Kalludër dhe Jabukë.

Sipas tij, Komisioni, së bashku me institucionet e tjera përkatëse, tashmë ka njoftuar familjet e tre intelektualëve, të cilët në prillin e vitit 1999 ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe dhe ishin zhdukur me dhunë.

Advertisement

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Ai gjithashtu ka kërkuar drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke akuzuar Serbinë për mohimin dhe fshehjen e tyre, si dhe për klasifikimin e dokumenteve dhe arkivave që lidhen me këtë periudhë.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments