Monday, November 9, 2026
spot_img
HomeSiguriKFOR organizon marshimin tradicional “DANCON” në Kampin Novo Selo

KFOR organizon marshimin tradicional “DANCON” në Kampin Novo Selo

Pjesëtarët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë marrë pjesë në marshimin tradicional “DANCON”, i cili është organizuar në Kampin Novo Selo.

Ky aktivitet, që buron nga një traditë shumëvjeçare e Ushtrisë Daneze, përfshin një sfidë të qëndrueshmërisë fizike, por shërben edhe për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të kontingjenteve shumëkombëshe.

KFOR-i ka theksuar se ky aktivitet simbolizon unitetin e misionit, i cili përbëhet nga 31 shtete kontribuuese, të bashkuara rreth një qëllimi të përbashkët.

Advertisement

“Fuqia e KFOR-it qëndron në unitetin e tij. 31 shtete kontribuuese, të bashkuara rreth një misioni dhe një qëllimi të përbashkët: ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, përmes tejkalimit të sfidave dhe përparimit së bashku, pjesëtarët e misionit dëshmojnë përkushtimin, paanshmërinë dhe vendosmërinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments