Monday, November 9, 2026
spot_img
HomeEkonomiGreva në “Infrakos”, sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë

Greva në “Infrakos”, sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të “Infrakos”-it.

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka njoftuar se kjo situatë do të ndikojë në qarkullimin e trenave, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore nga “Infrakos”, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore.

Sipas njoftimit, treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë-Kosovë, pasi “Infrakos”-i ndalon ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Advertisement

Ndërkaq, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës.

“Trainkos” ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për këtë situatë, duke bërë të ditur se për çdo ndryshim tjetër do t’i njoftojë me kohë.

Ndërmarrja ka theksuar se është e përkushtuar për rikthimin e shërbimeve hekurudhore sa më parë që të krijohen kushtet.

Punëtorët e “Infrakos” kishin paralajmëruar grevën gjatë protestës së 26 tetorit, të mbajtur para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Ata kërkojnë indeksimin e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, duke akuzuar bordin dhe menaxhmentin për mosplotësimin e kërkesave të tyre.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments