Tuesday, November 10, 2026
spot_img
HomeSiguriUshtarët hungarezë të KFOR-it zhvillojnë ushtrime për përballimin e kërcënimeve me koktej...

Ushtarët hungarezë të KFOR-it zhvillojnë ushtrime për përballimin e kërcënimeve me koktej molotovi

Ushtarët e Kompanisë Hungareze në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një trajnim të specializuar, me qëllim përgatitjen për përballimin e kërcënimeve që përfshijnë mjete ndezëse artizanale, siç janë koktejet e molotovit.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë ushtrimit ushtarët demonstruan, hap pas hapi dhe përmes një metodologjie të detajuar, procedurat për tejkalimin e frikës nga flakët.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të duhur të mburojave, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e personelit nga lëndimet që mund të shkaktohen nga lëngjet djegëse apo pajisjet shpërthyese.

Advertisement

KFOR-i thekson se përmes këtij trajnimi profesional, ushtarët rritën aftësitë për t’iu përgjigjur me besim dhe efektivitet kërcënimeve të tilla, si individualisht ashtu edhe në kuadër të njësive të tyre.

Sipas misionit, ushtrime të tilla sigurojnë që KFOR-i të ruajë kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’u përballur me skenarë të ndryshëm të sigurisë në Kosovë.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments