Misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, KFOR, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas rrëzimit tragjik të një helikopteri në Malatya të Turqisë, ku humbën jetën katër pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke.
Në një reagim zyrtar, KFOR-i ka shprehur solidaritetin me Turqinë, duke ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave, si dhe Forcat e Armatosura Turke.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën, si dhe për Forcat e Armatosura Turke në këtë kohë pikëllimi të thellë”, thuhet në deklaratën e komandantit të KFOR-it, në emër të të gjithë pjesëtarëve të misionit.
KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, të cilën e cilëson si një aleate të çmuar të NATO-s dhe një vend kontribuues në misionin në Kosovë.
Në fund, misioni ka shprehur edhe një herë ngushëllimet dhe keqardhjen e tij për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.





Recent Comments