Dy personat që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në zonën e Prishtina Mall, janë djemtë e një zyrtari policor.
Kështu raporton Radar Report me burime, ku sipas tyre incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se nisi për çështje parkingu, e cila më pas eskaloi në konfrontim.
Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.
Të dyshuarit janë vëllezër dhe djemtë e një zyrtari të Policisë së Kosovës.
Pas incidentit, në rast janë përfshirë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është angazhuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).





Recent Comments