Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeSiguriOperacion anti-kanabis në Pukë/ Efektivët e Policisë konstatojnë një person të armatosur,...

Operacion anti-kanabis në Pukë/ Efektivët e Policisë konstatojnë një person të armatosur, i bëjnë thirrje të ndalojë dhe qëllojnë në ajër! Nuk arrijnë ta arrestojnë!

Pas të shtënave, efektivët e Policisë kanë thirrur përforcime në zonën e thellë malore dhe në drejtim të fshatit kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në vendin e njohur në fshatin Kodërbojë të Pukës. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë një parcele ku ishin kultivuar bimë narkotike, ku policia po kryente kontrolle.

Mësohet se gjatë kontrolleve, efektivët kanë konstatuar një person të armatosur dhe i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet. Blutë kanë thirrur përforcime dhe në drejtim të fshatit të thellë malor kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Kujtojmë se në këtë zonë tre ditë më parë u arrestua 58-vjeçari Tonin Lleshi, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments