Monday, November 2, 2026
spot_img
HomeSiguriLAJMI I FUNDIT: Një grua shtatëzënë dyshohet se është vrarë ndërkaq I...

LAJMI I FUNDIT: Një grua shtatëzënë dyshohet se është vrarë ndërkaq I plagosur ka mbetur bashkëshorti I saj. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomës së tyre

Një grua ka mbetur e vdekur dhe bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Kjo është konfiruar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht rreth orës 23:20, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Advertisement

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit.

Të dyshuarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments