Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomePolitikëZbulohet lapidari në nderim të Triumf Rizës, 19 vjet nga rënia e...

Zbulohet lapidari në nderim të Triumf Rizës, 19 vjet nga rënia e tij në detyrë

Në 19-vjetorin e rënies në detyrë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është mbajtur ceremonia përkujtimore, gjatë së cilës është zbuluar lapidari në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij.

Ceremonia u zhvillua në prani të familjes Riza, drejtuesve institucionalë, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të ftuarve, të cilët nderuan kujtimin e Triumf Rizës dhe të gjithë zyrtarëve policorë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Në kuadër të ceremonisë, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtimit për të rënët në shërbim të qytetarëve dhe vendit, ndërsa lapidari i Triumf Rizës u përshkrua si simbol i mirënjohjes dhe sakrificës së tij.

“Me rastin e 19-vjetorit të rënies në detyrë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, u mbajt ceremonia përkujtimore, gjatë së cilës u zbulua lapidari në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij në shërbim të qytetarëve dhe vendit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lapidari, sipas organizatorëve, do të mbetet një simbol i përhershëm i kujtimit dhe mirënjohjes për Triumf Rizën, i cili u vra në krye të detyrës më 30 gusht 2007.

“Lapidari i ngritur në nderim të tij mbetet simbol i kujtimit dhe mirënjohjes për sakrificën e Triumf Rizës, emri i të cilit mbetet i përjetshëm në kujtesën e Policisë së Kosovës” thotë Policia e Kosovës.

Triumf Riza, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra 19 vjet më parë në Prishtinë, duke lënë pas një trashëgimi të lidhur me përkushtimin dhe shërbimin ndaj vendit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments