Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lajmëruar stafin dhe qytetarët për protestën që pritet në nis sot, në ora 12:00 në kryeqytet.
Në njoftim, Ambasada ka paralajmëruar shtetasit e SHBA-së për grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje të rrugëve dhe çrregullime të trafikut në zonat përreth.
“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar protesta të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda të trafikut në zonat përreth”, thuhet në paralajmërim.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që, për shkak të grumbullimeve të mundshme dhe problemeve në trafik, të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kësaj periudhe.

