Irlandës, Rutte tha se ky takim është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mënyrat se si vendet mund të qëndrojnë një hap para këtyre kërcënimeve.
Ai theksoi se një nga prioritetet kryesore është rritja e investimeve në mbrojtje, duke bërë të ditur se aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja kanë shpenzuar së bashku një çerek trilion dollarë shtesë gjatë viteve 2025 dhe 2026.
Megjithatë, sipas Rutte-s, kjo nuk është e mjaftueshme dhe nevojiten investime të mëtejshme, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes dhe prodhimin e më shumë sistemeve të armatimit dhe pajisjeve ushtarake.
Një tjetër çështje e rëndësishme që do të diskutohet është mbështetja për Ukrainën. Rutte vlerësoi kontributin e vendeve evropiane dhe Kanadasë, si dhe ndihmën thelbësore të Shteteve të Bashkuara, e cila financohet nga Evropa dhe Kanadaja.
Ai tha se duhet bërë më shumë për të siguruar që Ukraina të përballojë dimrin dhe të ketë pozitë sa më të fortë në negociatat me Rusinë.
Në deklaratën e tij, kreu i NATO-s paralajmëroi edhe për kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike dhe zjarrvëniet, të cilat sipas tij po shfaqen në vende të ndryshme të Evropës.
Rutte theksoi se përballja me këto kërcënime kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë, e jo vetëm të qeverive, duke përfshirë kompanitë, industrinë dhe institucionet, të cilat duhet të jenë të përgatitura për t’u mbrojtur dhe për të përballuar sulmet e mundshme.





Recent Comments