Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në disa vende evropiane po diskutohet mundësia e vendosjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si pasojë e vendimeve që po merren lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas Osmanit, zhvillimet e fundit rreth ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë ngritur shqetësime te partnerët evropianë dhe mund të kenë pasoja për raportet e Kosovës me këto vende.
Ajo ka paralajmëruar se këto zhvillime mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe disa shtete anëtare kanë shprehur shqetësime për ndryshimet e propozuara në ligjin që rregullon punën e Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, BE-ja ka kërkuar konsultime paraprake para çdo vendimi të Kuvendit, duke ngritur shqetësime për obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e drejtësisë.





Recent Comments