Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informacioneve fillestare, njëra prej veturave fillimisht ka goditur një shtyllë elektrike, ndërsa më pas është rrokullisur.
Siç mëson Radar Report, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda dhe, sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacione të tjera priten pas raportimeve zyrtare nga autoritetet.


