Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomePolitikëKurti pas takimit me senatorët amerikanë: Kërkuam mbështetje për anëtarësimin në NATO...

Kurti pas takimit me senatorët amerikanë: Kërkuam mbështetje për anëtarësimin në NATO dhe bazë të përhershme ushtarake në Bondsteel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit në Prishtinë me senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Dick Durbin ka kërkuar mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe shndërrimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme ushtarake amerikane.

Kurti bëri të ditur se takimi me dy senatorët vjen pas takimit të mëparshëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në fillim të këtij viti. Ai theksoi se të dy senatorët kanë mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për sigurinë, Kurti tha se paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shprehu shqetësim për veprimet dhe deklaratat e Serbisë, duke përmendur edhe raportet mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiçiqit.

Advertisement

Në takim u diskutuan gjithashtu reformat në arsim, vettingu në drejtësi dhe krijimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kurti foli edhe për zhvillimin ekonomik, duke theksuar se eksporti i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është pesëfishuar gjatë pesë vjetëve të fundit dhe se ky sektor përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Ai shtoi se ekonomia e Kosovës vazhdon të rritet me mbi 4 për qind, ndërsa për mandatin e ri qeverisës përmendi projektet infrastrukturore, digat, industrinë e mbrojtjes dhe stadiumet sportive në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments