Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomeSiguriMerret vendimi: Gani Geci ndalohet për 48 orë nga Policia e Kosovës

Merret vendimi: Gani Geci ndalohet për 48 orë nga Policia e Kosovës

Burimet e Radar Report kanë bërë të ditur se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pas shoqërimit në polici dhe intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda.

Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci.

Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar.

Advertisement

Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi ai ishte kërcënuar dhe kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments