Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomeSiguriDrejtori i Policisë Gazmend Hoxha viziton njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe...

Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha viziton njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe kontroll kufitar ujor në veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata, kanë vizituar njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe ato të kontrollit kufitar ujor në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vizita është realizuar më 15 tetor, në kuadër të një vizite të përbashkët në veri, ku drejtuesit policorë vizituan edhe njësitë kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Gjatë takimeve me zyrtarët policorë, Hoxha dhe Xhata u njoftuan nga afër me angazhimet dhe aktivitetet patrulluese për mbikëqyrjen e brezit kufitar, përfshirë vijën e gjelbër dhe vijën e kaltër.

Advertisement

Sipas Policisë, këto angazhime synojnë forcimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e krimit transkufitar.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës i ka përgëzuar zyrtarët policorë për punën dhe angazhimin e tyre në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit në vend.

Vizita është përmbyllur me një patrullim të përbashkët me njësitë e kontrollit kufitar ujor.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments