Tiranë – Zhvillime të mundshme politike në Shqipëri mund të hapin një kapitull të ri në skenën politike të vendit, pasi burime ndërkombëtare, sipas informacioneve të siguruara nga Radar Report, kanë ngritur mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas këtyre informacioneve, largimi i mundshëm i Ramës nga drejtimi i qeverisë mund të pasohet nga një proces i ri politik, i cili do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Megjithatë, deri në këtë fazë, Radar Report nuk ka konfirmim zyrtar për një vendim të tillë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ekziston një vendim konkret për dorëheqjen e kryeministrit apo nëse bëhet fjalë për skenarë që po shqyrtohen në qarqe politike dhe diplomatike.
Një zhvillim i tillë, nëse konfirmohet, do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në konfigurimin politik të Shqipërisë dhe në dinamikën e zhvillimeve të ardhshme institucionale.
Radar Report do të vazhdojë verifikimin e informacionit përmes burimeve të pavarura dhe kanaleve zyrtare, për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një skenar të mundshëm politik apo për një vendim konkret që pritet të shpallet.





Recent Comments