Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomeRajonKongresmeni amerikan Joe Wilson reagon për protestat në Tiranë: Shqiptarët meritojnë liri,...

Kongresmeni amerikan Joe Wilson reagon për protestat në Tiranë: Shqiptarët meritojnë liri, Qeveria të qëndroi larg dhunës ndaj studentëve

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson, njëherësh kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin e SHBA-së, ka reaguar lidhur me protestat e të rinjve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Wilson tha se po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve.

Advertisement

Reagimi i Joe Wilson:

“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.” 

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments