TIRANË | Një qytetar është plagosur në sheshin e Tiranës gjatë protestës, pasi dyshohet se është goditur me plumb gome nga policia shqiptare.
Sipas informacioneve të bëra të ditura për Radar Report, i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ku ka hyrë në operacion.
Fotografia e siguruar nga Radar Report tregon qytetarin me një plagë të përgjakur në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa një person po i ofron ndihmën e parë duke i mbajtur një fashë mbi plagë.
Deri në këto momente, nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i plagosjes, gjendja e tij pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe nëse policia ka përdorur plumba gome në këtë rast.
Radar Report do të përcjellë zhvillimet e mëtejshme dhe reagimet e institucioneve lidhur me këtë incident.





Recent Comments