Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriAKSIDENTOHET AUTOMJETI I DOGANËS BRENDA TUNELIT NË BËRNJAK U GODIT NGA NJË...

AKSIDENTOHET AUTOMJETI I DOGANËS BRENDA TUNELIT NË BËRNJAK U GODIT NGA NJË VETURË ME TARGA BG

MITROVICË – Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 19:50, në rrugën nacionale Mitrovicë–Bernjak, te tuneli i Pestit.

Lajmin për Radar Report e ka konfirmuar Munish Avdiu, drejtor i Departamentit të Trafikut Rrugor të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Në aksident janë përfshirë një veturë Volkswagen Polo me targa të Beogradit (BG) dhe një automjet i Doganës së Kosovës.

Advertisement

Sipas drejtorit Avdiu, dyshohet se drejtuesi i veturës me targa BG nuk e ka mbajtur distancën e nevojshme dhe e ka goditur automjetin e Doganës në pjesën e pasme.

“Drejtuesi i automjetit me targa BG nuk e ka mbajtur distancën e nevojshme dhe e ka goditur automjetin e Doganës në pjesën e pasme”, ka deklaruar Munish Avdiu për Radar Report.

Si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar dy zyrtarë doganorë dhe drejtuesi i veturës me targa BG.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të konfirmuara, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Rrethanat e aksidentit janë duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments