Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriKonfirmohet raportimi i Radar Report: Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen...

Konfirmohet raportimi i Radar Report: Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë

Pejë, 28 tetor 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Kështu konfirmohet raportimi i Radar Report, i cili kishte raportuar ekskluzivisht se i dyshuari ishte lokalizuar dhe se Policia e Kosovës ishte vënë në ndjekje të tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative e hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Advertisement

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e rëndë të një gruaje në Vitomiricë të Pejës, për të cilën Albert Sylaj ishte në kërkim të Policisë.

Radar Report do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments