Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriLAJMI I FUNDIT:Alarm për bombë në një shkollë në Leposavuq, evakuohen nxënësit...

LAJMI I FUNDIT:Alarm për bombë në një shkollë në Leposavuq, evakuohen nxënësit dhe stafi

Një kërcënim për bombë është pranuar mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të Shkollës Fillore „Stana Bačanin“ në Leshak, afër Leposaviqit.

Si pasojë e kërcënimit, nxënësit dhe personeli i shkollës janë evakuuar, ndërsa njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Radar Reporr, duke bërë të ditur se po pritet edhe arritja e ekipit të IOD-së, i cili do të kryejë kontrollet përkatëse për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Advertisement

Ndërkohë, kërcënime të ngjashme për vendosjen e bombave janë pranuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, edhe në adresat elektronike të dy shkollave fillore, „Vuk Karadžić“ dhe „Radovan Kovačević“, në Lebanë të Serbisë.

Deri më tani, nuk ka konfirmim se në shkollën në Leshak është gjetur ndonjë mjet shpërthyes.

Radar Report do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments