Kryeprokurorja e suspenduar e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj, në deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar 12 prona të paluajtshme, vlera e përgjithshme e të cilave raportohet të jetë rreth 712 mijë euro.
Sipas deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, pjesa më e madhe e pronave figuron në emër të bashkëshortit të saj, ndërsa burim i krijimit të disa prej tyre është trashëgimia familjare.
Ndër pronat e deklaruara është një shtëpi prej 240 metrash katrorë, me vlerë prej 140 mijë eurosh, e ndërtuar në vitin 2001 nga kursimet familjare.





Recent Comments