Monday, November 2, 2026
spot_img
HomeShowbizEnkela Haxhiu, artistja më e re nga Prishtina, me këngën “Dashni Shqiptare”...

Enkela Haxhiu, artistja më e re nga Prishtina, me këngën “Dashni Shqiptare” arrin mbi 100 mijë shikime brenda javës së parë

Artistja e re nga Prishtina, Enkela Haxhiu, po shënon një sukses të rëndësishëm në fillimet e rrugëtimit të saj muzikor me projektin “Dashni Shqiptare”, i cili ka marrë një pritje të mirë nga publiku.

Kënga është realizuar me shumë dashuri, përkushtim dhe emocion, ndërsa përmes saj artistja synon të përcjellë një ndjenjë të veçantë, duke vënë në pah dashurinë dhe frymën shqiptare.

Për Enkela Haxhiun, ky projekt ka një domethënie të veçantë, pasi është një nga këngët në të cilat ka investuar shumë punë dhe ndjenja.

Advertisement

Një nga rezultatet më të rëndësishme të këtij projekti është arritja e mbi 100 mijë shikimeve në platformën YouTube brenda javës së parë nga publikimi, sukses ky që, sipas artistes, e motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugëtimin në muzikë.

“Për mua, muzika është mënyra më e bukur për të shprehur atë që ndiej dhe për të krijuar një lidhje të veçantë me publikun. Ky është vetëm një nga projektet e mia, ndërsa shumë të tjera janë në rrugëtim”, shprehet Haxhiu.

Me këtë sukses, Enkela Haxhiu po hedh hapa të rëndësishëm në skenën muzikore, ndërsa projekti “Dashni Shqiptare” shënon një fillim premtues për vazhdimin e karrierës së saj artistike.

Linku i këngës: https://youtu.be/uf_dLvTVgp8

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments