Thursday, November 5, 2026
spot_img
HomeSiguriKurti pret Gjeneralmajorin amerikan Stephen E. Osborn, diskutohet bashkëpunimi për transformimin e...

Kurti pret Gjeneralmajorin amerikan Stephen E. Osborn, diskutohet bashkëpunimi për transformimin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot pasdite në Zyrën e Kryeministrit Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajorin Stephen E. Osborn.

Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik”, ka shkruar Kurti.

Advertisement

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e transformimit dhe modernizimit të FSK-së, ngritjen e kapaciteteve të saj, si dhe hapat e parë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

Po ashtu, temë e diskutimit ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, me ç’rast u theksua roli i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kurti theksoi se partneriteti me Ajovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments