Thursday, November 5, 2026
spot_img
HomeRajonSerbi: Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë dhe disa pjesëtarë...

Serbi: Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë dhe disa pjesëtarë të JZO-së, dyshohen për keqtrajtimin e studentëve

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë (SAJ), Igor Žmirić, është ndaluar në ambientet e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm (SUK), raportojnë mediat serbe.

Ndërkohë, portali “Nova.rs” raporton se në të njëjtin aksion janë arrestuar të paktën pesë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO). Për mediumin N1 është konfirmuar jozyrtarisht se aksioni, i zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore Publike në Beograd, është ende në vazhdim.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Danas”, ndalimet lidhen me dyshimet se gjatë verës së vitit 2025, pjesëtarë të JZO-së kanë keqtrajtuar studentën Nikolina Sinđelić dhe kolegët e saj në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Advertisement

Sipas raportimeve, aktualisht është duke u zhvilluar marrja në pyetje e të ndaluarve, ndërsa pritet që Prokuroria e Lartë Publike në Beograd të vendosë nëse ata do të mbahen në ndalim deri në 48 orë.

Portali “Nova.rs” raporton se në aksionin e gjerë të inspektorëve të Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë arrestuar të paktën pesë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të JZO-së, ndërsa për disa të tjerë ende po zhvillohen kërkime.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Milan Vuković, i njohur me nofkën “Baka”, raporton “Nova.rs”.

Bëhet fjalë për pjesëtarë të JZO-së, të cilët gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2025 kishin marrë pjesë në një ndërhyrje në Bulevardin e Mbretit Aleksandër, në afërsi të Fakultetit Juridik në Beograd.

Gjatë asaj ndërhyrjeje, disa studentë ishin lënduar dhe arrestuar, ndërsa Policia në një moment kishte hyrë edhe në ambientet e Fakultetit Juridik, duke cenuar autonominë universitare.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments