Thursday, November 5, 2026
spot_img
HomeSiguriProkuroria dhe Policia nisin aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna

Prokuroria dhe Policia nisin aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur një aksion kundër aktiviteteve të kundërligjshme të lojërave të fatit në tri komuna të vendit: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Operacioni është duke u zhvilluar në disa lokacione, ndërsa në fokus të tij janë aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se aksioni është drejt përfundimit.

Advertisement

Deri më tani nuk janë publikuar detaje lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa informacione të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të aksionit.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments