Friday, November 6, 2026
spot_img
HomeSiguriOperacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë...

Operacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor, ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.Aksioni është koduar si ‘Rikthimi’ që nisi me bastisje në një depo në rajonin e Ferizajt e vazhdoi me kontrolle të tjera në katër lokacione, dy prej të cilave në rajonin e Prishtinës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona.Dy prej tyre shtetas të Turqisë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës.

Në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar 5 mijë euro, një veturë, 10 telefona, DVR i kamerave dhe fishekë.

Advertisement

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments