Friday, November 6, 2026
spot_img
HomeSiguriAksion kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, arrestohen 22 persona, 19 ndalohen...

Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, arrestohen 22 persona, 19 ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë realizuar një operacion të gjerë kundër organizimit të lojërave të kundërligjshme të fatit në tri komuna të Rajonit të Prizrenit.

Gjatë operacionit të koduar “Bixhozi”, të zhvilluar më 4 nëntor, janë kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 22 persona të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Advertisement

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë, 19 të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, katër armë zjarri dhe municion.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, operacioni është rezultat i hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë, përfshirë edhe masa dhe veprime të veçanta hetimore.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments