Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku Gjeneralmajori Özkan Ulutaş ia dorëzoi detyrën Gjeneralmajorit Roberto Vergori.
Përmes një reagimi, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për Gjeneralmajorin Ulutaş për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës gjatë dy mandateve të tij në krye të KFOR-it.
Ajo ka theksuar se gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës u përfshi në garantimin e sigurisë në hapësira ku për gati tri dekada ishte i pranishëm vetëm KFOR-i, duke e cilësuar këtë zhvillim si dëshmi të besimit në institucionet e Kosovës dhe të sigurisë së ndërtuar në vend.
Haxhiu i ka uruar suksese Gjeneralmajorit Roberto Vergori në detyrën e re, duke e mirëpritur atë në Kosovë.
Ajo gjithashtu ka falënderuar Turqinë dhe Italinë për kontributin e tyre ndër vite në misionin e KFOR-it.
“Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës sonë euroatlantike”, ka theksuar Haxhiu.










Recent Comments