Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomePolitikëZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin...

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë

Prishtinë, 29 tetor 2026 – Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas komunikatës së Qeverisë, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, së bashku me ministrat përkatës, me fokus në historinë dhe rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, trajtimin e papërgjegjshëm, neglizhencën dhe mosreagimin, si dhe përgjegjësinë institucionale.

Qeveria ka bërë të ditur se lidhur me këtë çështje dhe veprimet e mëtejshme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Advertisement

Konferenca do të mbahet nesër, më 30 tetor, në orën 09:00, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Shqyrtimi i raporteve pritet të hedhë dritë mbi trajtimin institucional të rastit dhe përgjegjësitë eventuale lidhur me veprimet ose mosveprimet e institucioneve përkatëse.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments