Prishtinë, 30 tetor 2026 – Radar Report
Burime të Radar Report bëjnë të ditur se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, gjegjësisht aferë 12 milionë euro, projekti “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Sipas burimeve të Radar Report, intervistimi i Ramës pritet të zhvillohet në kuadër të procedurave hetimore të Prokurorisë Speciale.
Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk dihet nëse intervistimi është caktuar zyrtarisht dhe as në çfarë cilësie procedurale do të merret në pyetje kryetari i Prishtinës.
Radar Report do të kërkojë një përgjigje zyrtare nga Prokuroria Speciale dhe Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje.
Shënim: Intervistimi nga prokuroria nuk nënkupton fajësi. Çdo përgjegjësi penale mund të përcaktohet vetëm nga organet kompetente përmes procedurave ligjore.





Recent Comments