Prishtinë, 30 tetor 2026 – Radar Report
Gazmend Hoxha nuk do të jetë më në krye të Policisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, ku është vlerësuar kontributi dhe angazhimi i Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij.
Me këtë vendim, Fehmi Hoti merr drejtimin e përkohshëm të Policisë së Kosovës.





Recent Comments