Tuesday, November 3, 2026
spot_img
HomeEkonomiLansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap drejt digjitalizimit

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap drejt digjitalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lansimi i Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik, Kuletës Digjitale dhe aplikacionit për nënshkrimin elektronik përbën një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të vendit.

Në ceremoninë e lansimit të këtyre platformave, Kurti ka thënë se digjitalizimi mundëson që shërbimet institucionale të jenë më afër qytetarëve, duke ua kursyer kohën dhe nevojën për vizita fizike në institucione.

Ai ka theksuar se identifikimi elektronik u mundëson qytetarëve të dëshmojnë identitetin në mënyrë të sigurt në mjedisin digjital, Kuleta Digjitale mundëson përdorimin e identitetit dhe kredencialeve, ndërsa nënshkrimi elektronik lehtëson firmosjen e dokumenteve pa pasur nevojë për letër dhe prani fizike.

Advertisement

Kurti ka bërë me dije se përmes platformës e-Kosova aktualisht ofrohen mbi 330 shërbime digjitale për qytetarët dhe bizneset.

Sipas tij, me identitetin dhe nënshkrimin elektronik, synohet që gjithnjë e më shumë shërbime të përfundohen tërësisht në mënyrë digjitale, duke përfshirë edhe mundësitë për bashkatdhetarët që të kryejnë shërbime nga vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Kreu i Qeverisë ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e projektit përmes fondeve IPA, si dhe institucionet dhe profesionistët e përfshirë në realizimin e tij.

Ai ka theksuar se zhvillimi i shërbimeve digjitale duhet të shoqërohet me përgjegjësi për sigurinë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe besueshmërinë e sistemeve.

Kurti ka thënë se synimi është ndërtimi i një administrate që funksionon sipas nevojave të qytetarëve, me shërbime të shpejta, të thjeshta dhe të qasshme kudo e kurdo.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments