Aksioni i Policisë së Kosovës kundër Call Center-ave ilegalë, i cili po zhvillohet në disa qytete të vendit, është ende në vazhdim.
Radar Report mëson nga burimet se deri më tani gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Shpëlarje parash”.
Sipas informacioneve të siguruara nga Radar Report, personi me inicialet M.P. është arrestuar në Prishtinë, ndërsa I.H. në Ferizaj.
Të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe se aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar që nga viti 2019.
Operacioni është duke u realizuar në koordinim edhe me disa shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë, Qipron, Finlandën dhe Izraelin.
Gjatë aksionit janë konfiskuar pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë kompjuterë dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur në këtë veprimtari.
Aksioni dhe hetimet lidhur me këtë rast janë ende në zhvillim.





Recent Comments