Prishtinë – Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në një biznes argjendari në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Radar Report, në vendin e ngjarjes shihen një numër i madh zyrtarësh të Doganës së Kosovës, të cilët janë duke kryer aksionin.
Ndërkaq, sipas burimeve të Radar Report, dyshohet se biznesi në fjalë posedon një sasi të konsiderueshme të argjendit të padeklaruar.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me aksionin, ndërsa Radar Report do të përcjellë zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për rastin.





Recent Comments