Dogana e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Radar Report për aksionin e zhvilluar një ditë më parë në disa argjendari në Prishtinë, ku është konfiskuar një sasi e konsiderueshme ari.
Në komunikatën zyrtare, Dogana ka konfirmuar konfiskimin e 952.54 gramëve ar të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh.
“Gjatë kontrolleve të zhvilluara, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952,54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120,000 eurosh, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ar të pashenjëzuar, përkatësisht pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.
Për këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), inspektorët e të cilit kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar për verifikim dhe shenjëzim.
Radar Report raportoi dje për aksionin e Doganës së Kosovës në argjendari në Prishtinë, duke publikuar edhe pamje ekskluzive nga operacioni, ku shiheshin zyrtarë të shumtë doganorë duke kryer kontrolle.
Dogana ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdo





Recent Comments