Tuesday, November 3, 2026
spot_img
HomeEkonomiKurti fton mërgatën për investime në Kosovë

Kurti fton mërgatën për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për rritjen e investimeve në Kosovë, duke vlerësuar potencialin që vendi ofron për investitorët dhe veçanërisht për mërgatën shqiptare.

Duke folur për nisjen e një investimi në Podujevë, Kurti ka theksuar rëndësinë e investimeve të reja për zhvillimin ekonomik, rritjen e prodhimit dhe krijimin e mundësive të reja për punësim. Sipas tij, investimet në këtë komunë përbëjnë një hap konkret në drejtim të krijimit të një baze të re për zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.

“Kosova ofron një sërë përparësish për investitorët, duke filluar nga fuqia punëtore e kualifikuar dhe konkurruese, afërsia me tregun e Bashkimit Evropian, kushte të favorshme. Prandaj, nisja e këtij investimi në Podujevë është një hap konkret drejt këtij vizioni, duke krijuar një bazë të re për investime, prodhim dhe zhvillim në këtë pjesë të Kosovës.” tha Kryeministrit Kurti./Radar Report.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments